FBI, video-dëshmi se si kosovari po përgatiste sulm terrorist në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 19:56
SHBA - Në gjyqin ndaj kosovarit Sami Osmankaç, që po zhvillohet në SHBA, është shfauqr një video që vërteton akuzat ndaj tij për terrorizëm. Video e siguruar si provë nga FBI-ja tregon se si shtetasi kosovar po përgatiste një sulm kamikaz terrorist, që synonte të merrte jetë njerëzish në Tampa të Floridas, madje, në bisedën e regjistruar në video caktohet edhe objektivi."Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem", thotë Osmankaç në këtë video, që ëhstë regjistruar, pasi një agjent i FBI-së ishte infiltruar dhe po xhironte çdo lëvizje të kosovarit me nënshtetësi amerikane.