Edhe pas 1 Qershorit, jetimët e vegjël do festojnë çdo të premte në "City Park"

Tiranë- Festa e fëmijëve, 1 Qershori, merr një tjetër kuptim në qëndrën tregtare "City Park".Atmosferë festive, surpriza dhe argëtim pa fund - kështu ishte dita e sotme në qendrën tregtarë numër 1 në Shqipëri.Fëmijët kanë shijuar një festë me "karaoke", lojëra dhe koncert ndërkohë që pasditja e 1 Qershorit do t'i dedikohet pikturës: në "Cartoonland" do të zhvillohet konkursi.Arianita Toçi, u shpreh se kjo ditë do të jetë e paharrueshme për vogëlushët që vizitojnë "City Park"-un“Fëmijët kanë pasur mundësinë të argëtohen me "karaoke party"; kanë shpalosur talentin e tyre deri diku duke kënduar. Më pas, iu kemi dhënë hapësirë fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve, ku talentët në kercim dhe këngë kanë dhënë  edhe një koncert”-tha Toçi.Pjesë e festës së 1 Qershorit në "City Park" kanë qënë edhe fëmijët jetimë të "Zyber Hallullit".Nisma "Fal një buzëqeshje" e "City Park" ka bërë që edhe këta vogëlushë ta ndiejnë sadopak festën me dhuratat dhe aktivitetet e përgatitura për ta. Por nuk mbetet me kaq, pasi për këta fëmijë çdo e premte tani e tutje do të jetë e veçantë.“Çdo të premte "City Park" ka marrë përsipër të falë një buzëqeshje, dhe çdo të premte ne do t'i japim mundësinë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”  që fëmijët jetimë t'i ndihmojmë të kenë një buzëqeshje më tepër, të argëtohen , të shijojnë më shumë” – u shpreh Toçi.Në këtë 1 qershor "City Park" është destinacioni i vetëm për të dhuruar buzëqëshje për të gjithë vogëlushët.