Google prezanton formularin online ”E drejta për t'u harruar”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 16:29
Pas shumë ankesash nga qytetarë të ndryshëm Google publikoi shërbimin e tij më të ri që i lejon evropianët të bëjnë kërkesë për heqjen e të dhënave të tyre personale nga kërkimet online.Masa erdhi vetëm disa javë pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë u dha njerëzve të drejtën për tu fshirë nga kërkimi në Google.Google njoftoi se do të vlerësonte cdo kërkesë dhe do të balanconte “të drejtat për privatësi të një individi , me të drejtën e publikut për të mësuar dhe shpërndarë informacione”Kompania bën të ditur se të dhënat e parëndësishme dhe të vjetra do të fshihen menjëherë sipas kërkesës së personave.