Policia, Ahmetaj emërohet shef i Operacionales,Meshini i Komisariatit 4
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 20:12
Tiranë – Drejtori i ri i Njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit është emëruar Alban Ahmetaj, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë Albert Patajn.Alban Ahmetaj mbante postin e shefit të Komisariatit nr.4 në Tiranë.Ish-Drejtori Albert Pataj u lirua nga kjo detyrë pak ditë më parë për rezultate të dobëta në punë.Në postin e Ahmetaj, si Shef i Komisariatit nr.4 u emërua Edmond Meshini, që ishte shef i krimeve në këtë komisariat.ar.sh/Oranews