PD: Rama i mbuluar nga droga, të ikë para se t'ia kërkojë populli
Tiranë - Partia Demokratike i ka kërkuar Edi Ramës të lërë postin e tij para se atë t'ia kërkojë populli.Me këtë apel ka dalë sot, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, duke deklaruar se "Edi Rama edhe sot e tregoi se ka vendosur si çdo ditë të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se është në krye të vendit, i mbuluar nga droga dhe nga trafiqet."Sipas Vorpsit, "Rama nuk jep asnjë llogari për mijëra kilogramë drogë, që qarkullojnë në Shqipëri dhe në vendet fqinje, nga toka ,deti dhe ajri, por sulmon opozitën.Mendon se me gojën e pengjeve të drogës të njohura botërisht si Felaj dhe Balla , ai kërkon t'i ikë përgjegjësisë. Nuk mundet , e verteta e ka rrëzuar. Mbetet të caktojë orët e largimit , përndryshe atë do t'ia caktojë populli"- theksoi Vorpsi.