Kriza e peshkimit në Durrës, anijet jashtë funksionit, nuk riparohen dot

Rëndohet kriza në sektorin e peshkimit në Durrës. Rreth 50 për qind e anijeve të peshkimit janë jashtë funskionit për shkak të mungesës së një kantieri për riparimin e tyre.Shoqata e peshkatarëve profesionist ka reaguar duke deklaruar se nëse nuk ndërhyrhet peshkimi rrezikohet të paralizohet për shkak se kantieri detar është shkatërruar dhe kantieri i Pash Alimanit po përdoret vetëm për anijet ushtrake.Peshkimi është një ndër sektorët më të rëndësishëm në qytetin në të cilin gjenerojnë të ardhurat mjaft familje durrësake.Pavarësisht problemeve që lidhen me koston e karburantit apo me importin e paligjshëm, peshkatarët kërkojnë marrjen e masave për riparimin e anijeve në fund të jetës.