Turqi, reporteri arrestohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Turqi - Gazetarit të CNN-it, Ivan Watson, teksa të shtunën raportonte drejtpërdrejtë nga Stambolli, iu afruan ca meshkuj civilë të cilët kërkuan nga ai që të identifikohet me pasaportë.Ai ua tregoi atyre lejen për të punuar si gazetar në Turqi, të cilën nuk ia njohën. Ndërsa, pas disa sekondave vijnë ca të tjerë që e rrethojnë Watsonin dhe ekipin televiziv, duke i larguar nga vendi ku kanë raportuar.“Besoj se po na arrestojnë”, ishin fjalët e fundit që u dëgjuan gjatë transmetimit, raporton CNN, transmeton Telegrafi.Më vonë në rrjetin social Twitter, Watson njoftoi se policia e mbajti atë dhe ekipin për një orë, dhe se në fund pranoi “kërkim falje” me një shkelm në prapanicë.Marrë nga Telegrafi