Atentati i tretë, Skeja ekzekutohet me 11 plumba në mes të Tiranës
Tiranë – Ish drejtori i CEZ-it të Laçit nuk i ka shpëtuar atentatit të tretë. Viktor Skeja, 47 vjeç u ezkekutua me 11 plumba në makinën e tij rreth orës 14:30 minuta të 1 qershorit në rrugën “Riza Cerova”.Viktor Skeja, 47 vjeçari ka punuar si drejtor i CEZ-it në Laç, por ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali dhe person me precedentë penalë.Ai u qëllua disa herë me automatik në makinën e tij dhe si pasojë, ka humbur jetën. Ky është atentati i tretë ndaj tij, pasi i pari i është bërë në vendlindjen e tij në Laç dhe i dyti, në 12 shtator 2013 në një kazino në Tiranë.Skeja ka qënë vetëm në makinën e tij kur është qëlluar. Forcat e policisë izoluan zonën dhe nisën hetimet. Nga të dhënat e para mësohet se janë gjetur gëzhojat e armës dhe prej tyre dyshohet se vrasësi ka qënë vetëm një.Dyshohet se Skeja është qëlluar me më shumë se 11 plumba kallashnikovi nga autorë me të cilët mendohet se ai ka patur konflikte më parë.Skeja ishte banor i lagjes dhe një atentat ndaj tij është bërë edhe në shtator të vitit 2013.Njoftimi paraprak nga Policia e ShtetitNë njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit thuhet: "Ditën e sotme rreth orës 14.30’ është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij, shtetasi Viktor Skeja, 47 vjec, me banim në Tiranë.Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi hetimor nga ku administroi dhe sekuestroi provat.Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme, pasi viktima ka qënë person me precedentë kriminal.Aktualisht grupi hetimor po punon intesivisht për identifikimin, dokumentimin ligjor të kësaj vrasje dhe kapjen e autorëve,"- përfundon njoftimi.ATENTATI I DYTE NDAJ VIKTOR SKEJES, NE 12 SHTATOR 201312 SHTATOR 2013 - Atentat drejtorit të CEZ Shpërndarje të qytetit të Laçit në mes të Tiranës. Viktor Skeja, 45 vjeç i ka shpëtuar për mrekulli një tentative për vrasje në një kazino,ku ai ishte duke luajtuar. Ngjarja e rëndë u shënua pasditën e së enjtes në rrugën “Bardhyl”, në kryeqytet.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se dy persona kanë hyrë në kazino, pak minuta pasi objektivi i tyre kishte ishte ulur për luajtur. Ndërsa në këtë kohë bëhet me dije se autorët kanë thërritur edhe emrin e Viktor Skejës për ta identifikuar. Pas kësaj njëri nga personat ka nxjerrë armën tip pistoletë dukë e qëlluar dhe lënë te plagosur.Menjëherë 45- vjeçari është dërguar për në Spitalin Ushtarak dhe burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se ai ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të komisariatit numër 4, të cilat kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërsa janë ngritur edhe disa postoblloqe për kontrolle të imtësishme të personave që sjellin dyshime.Dëshmitarë okularë në vendngjarje konfrimojnë se kanë qenë dy persona me veshje motorristash, të cilët janë larguar në rrugicat midis pallateve në zonën ‘Brrylit” siç njihet në tiranë. Ndërsa grupi hetimor për të përcaktuar saktë pistën e hetimit po pret dëshminë e Skejës, që pritet të hedhë dritë mbi këtë tetativë vrasje, e cila është në vazhdën e krimeve që kanë përfshirë Tiranën kohët e fundit.Në ndihmë të hetimeve pritet të vijnë edhe kamerat e sigurisë së këtij biznesi, po nga dëshmitarët konfirmohet se autorët nuk i kanë hequr kokoret e motorrit, duke e bërë kështu të pamundur identifikimin.ar.sh/Oranews