Ambasadori italian optimist për integrimin: Shqipëria meriton statusin kandidat
Qershori është një muaj vendimtar për statsuin e vendit kandidat. Kur ndajnë pak kohë nga ky vendim, ambasadori i Italisë Massimo Gaiani është shprehur optimist për të ardhmen e vendit duke thënë se Shqipëria do ta marrë statusin sepse e meriton."Jemi në muajin kur do merret vendimi për statusin. Pavarësisht vonesës Shqipëria do e marrë statusin. Italia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë. Komisioni Europian pritet të nxjerrë këtë muaj një raport për ecurinë e reformave shqiptare, së bashku me një vendim të vendeve anëtare mbi statusin e vendit kandidat", tha GaianiAmabasadori Gaiani ka konfirmuar edhë një herë mbështetjen që shteti Italian ofron për Shqipërinë duke mbështetur integrimin e vendit në BE.Deklaratat ambasadori i bëri në qytetin e Fierit ku u bënë disa aktivitete në kuadër të ditës kombëtare italiane.