Atentati i tretë, Skeja ekzekutohet me 11 plumba në mes të Tiranës

Tiranë – Ish drejtori i CEZ-it të Laçit nuk i ka shpëtuar atentatit të tretë. Viktor Skeja, 46 vjeç u ezkekutua me 10 plumba në makinën e tij rreth orës 15: 30 minuta në rrugën “Riza Cerova”.RTV Ora News disponon fotot e para nga vendi i ngjarjes, prej ku raportoi gazetari Xhevahir Zhabina.Viktor Skeja,  46 vjeç ka punuar si drejtor i CEZ-it në Laç, por ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali dhe person me precedentë penalë.Ai është qëlluar disa herë me automatik në makinën e tij dhe si pasojë, ka humbur jetën. Ky është atentati i tretë ndaj tij, pasi  i pari i është bërë në vendlindjen e tij në Laç dhe i dyti, në 15 shtator 2013 në një kazino në Tiranë.