Ish-presidenti Bush i kalon Krishtlindjet në spital

Ish-presidenti Xhorxh H.W. Bush do të qëndrojë në një spital të Houstonit, Texas, gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht shpresave të doktorëve se ai mund të shkonte në shtëpi për festën.Zëdhënësi i zotit Bush, Xhim  McGrath tha të hënën se mjekët mbeten optimistë  se 88-vjeçari George Bush do të shërohet, por ata duan ta mbajnë në spital për të rifituar forcën.Presidenti Bush ndodhet i shtruar në spital që në 23 Nëntor si pasojë e bronkitit.Bush, presidenti i 41-të i  Shteteve të Bashkuara, dhe një republikan, mori detyrën në vitin 1989 dhe shërbeu për një mandat4 vjeçar  në Shtëpinë e Bardhë. Ai është ati i presidentit të 43-të, George W. Bush.