Ukrainë, Janukoviç emëron kabinetin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 13:02
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka emëruar kabinetin e ri, pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.Dekretet e publikuara në ueb-faqen e presidencës ukrainase, përveç të tjerash, tregojnë se ministri i Financave, Yury Kolobov, dhe ministri i Brendshëm, Vitalu Zakharchenko, janë riemëruar, ndërsa ministri në largim i Punëve të Jashtme, Kostyantyn Hryschchenko, është emëruar zëvendëskryeministër.Leonid Kozhara, ndërkaq, ështe emëruar në krye të diplomacisë.Parlamenti i Ukrainës ka miratuar riemërimin e kryeministrit Mykola Azarov më 13 dhjetor.