Sulm fatal në Siri, 90 viktima

Dhjetëra  persona janë vrarë dhe shumë  të tjerë kanë mbetur të  plagosur në një sulm ajror të qeverisë në një furrë buke në qendër të provincës Hama të Sirisë gjatë ditës së dielë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Helfaya, zonë e kontrolluar nga rebelët.Raportet e aktivisteve flasin për 90 vktima  dhe nëse do të konfirmojej kjo shifër , ky do të jetë një nga sulmet ajrore  më vdekjeprurëse  gjatë  gjithë konfliktit 21 mujor.TV  shtetëror sirian  fajësoi një "grup të armatosur terrorist" për sulmin, duke thënë se grupi kishte filmuar pastaj incidentin për të fajësuar trupat qeveritare.Dhuna e fundit vjen  në një kohë kur i dërguari i përbashkët i Kombeve të Bashkuara-Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, mbërriti në Damask për të diskutuar mbi mënyrat për t'i dhënë fund trazirave.Dëshmitarët okularë thonë se raketat janë lëshuar nga avionë Mig, në momentin kur mijëra persona po prisnin në radhë për të blerë bukë.Një aktivist në Helfaya ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se trupa njerëzish janë parë nëpër rrugë. Numri i viktimave ka qenë i lartë pasi prej tri ditësh njerëzit nuk furnizoheshin me miell dhe të gjithë ishin në radhë për bukë. Mes tyre ka pasur dhe gra e fëmijë.Observatori sirian për të drejtat e njeriut bën të ditur se ka patur edhe sulme të tjera ajrore gjatë të dielës duke përfshirë dhe qytetin Safira, në veri të Aleppos, ku mbetën të vrarë 13 persona.