SHBA, paralajmërime për stuhi

Në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara ka pasur paralajmërime për stuhi gjatë disa ditëve të ardhshme - duke ndryshuar kështu planet e udhëtimeve për pushimet e Krishtlindjeve për miliona amerikanë.Një stuhi e madhe dimërore që hodhi gati dy metra dëborë në Kaliforni po zhvendoset drejt lindjes dhe pritet të godasë zonat e populluara verilindore nga fundi i javës.
Erërat e forta, shi dhe borë shoqëruar me stuhi pritet të shtyjnë fluturimet në aeroportet në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington, DC.Në jug, parashikuesit paralajmërojnë studi me erëra të forta - mjaft të pazakonta për këtë kohë të vitit në këtë rajon.Më shumë se 85 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg nga shtëpia për pushime me rastin e Krishtlindjeve.