Rusia do të modernizojë bazat ajrore të ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 08:43
Shefi i forcave ajrore të Rusisë, gjenerali Viktor Bondarev, u ka thënë gazetarëve se ushtria do të modernizojë të gjitha bazat ajrore të vendit deri më 2020."Në vitet e ardhshme do të rindërtohen mbi 20 baza ajrore, ndërsa i gjithë rrjeti i tyre do të zgjerohet dhe përmirësohet, ka thënë ai.Bobndarev ka vënë në pah se të gjitha bazat ajrore të Rusisë janë ndërtuar në vitet 1950 dhe se “nuk i plotësojnë kërkesat e sotme”.