Afganistan, arrestohet policja afgane që ekzekutoi kontraktorin amerikan
Një police afgane është arrestuar në Kabul, pasi e ka vrarë një kontraktor civil të Shteteve të Bashkuara, i cili po e stërviste Policinë Kombëtare Afgane.Vrasja ndodhi brenda kompleksit të selisë së policisë së kryeqytetit Kabul. Ky është sulmi i parë “i brendshëm” nga një femër afgane.Zyrtari i lartë i policisë së Kabulit, Dawood Amin, i tha Radios Evropa e Lirë, se kontraktori amerikan kishte punuar për firmën private ushtarake amerikane, DynCorp.Ai tha se femra afgane ishte për një kohë të gjatë anëtare e policisë afgane, që kishte punuar në sektorin e të drejtave gjinore në Ministrinë e brendshme të Afganistanit.Njëherësh, sot në pjesën veriore të Afganistanit, një polic lokal në provincën Jowjzan ka vrarë pesë kolegë të tij.Shefi provincial i policisë, Abdullah Aziz Ghariat i tha se ky polic ia doli të largohej dhe u ishte bashkuar luftëtarëve talibanë.