SHBA, armët një lojë e humbur
Një betejë e fortë politike që nuk i dihet fundi është hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me reforma në ligjet për armëmbajtje, pas masakrës në Njutaun të shtetit Konektikat.Qindra njerëz protestuan para Shoqatës Kombëtare të Armëve në Uashington, për të kundështuar rezistencën e tyre për të drejtën e armëmbajtjes.Masakra e Njutaun ka ringjallur debatin mbi kontrollin e armëve dhe e ka bërë NRA-në objektin kryesor të kritikave.Për kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg 34 amerikanë që vriten çdo ditë me armë është një fakt revoltues.Por fuqia politike e NRA-së është e jashtëzakonshme. Kjo organizatë ka katër milionë anëtarë që mbështesin të drejtën e armëmbajtjes si një e drejtë themelore e amerikanëve, e sanksionuar në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës.Shoqata Kombëtare e Armëve NRA i ka cilësuar vrasjet si akte të tmerrshme dhe të pakuptueshme dhe është shprehur e gatshme për ato që i quan kontribute kuptimplote për të garantuar që incidente të tilla nuk do të ndodhin më.Nuk është ende e qartë nëse masakra e fundit do të sjellë ndryshime të përhershme në mentalitetin e amerikanëve për kontrollin e armëve.