Rusi, hapet rasti i tretë kundër kritikut të Putinit, Aleksey Navalny

Autoritetet e Rusisë e kanë hapur edhe hetimin e tretë kundër Aleksey Navalnyt, i cili konsiderohet një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin. Sot hetuesit pretenduan se Navalny ka përvetësuar më shumë se tre milionë dollarë në vitin 2007.Ata e kanë akuzuar Navalnyn se ka shfrytëzuar kompanitë e ndryshme për t’i përvetësuar fondet e ish partisë së tij politike Unioni i Forcave të Djathta.Këto akuza, Aleksey Navalny i ka vlerësuar si “absurde”. Navalny, 36 vjeç, është një bloger i njohur dhe aktivist kundër korrupsionit.Ai i ka organizuar disa protesta masive kundër presidentit Putin gjatë viteve të fundit.