Betlehem, festohet lindja e Jezu Krishtit

Mijëra pelegrinë të krishterë, nga e gjithë bota, janë duke festuar lindjen e Jezusit në Betlehem.Dita kulmoi me Meshën e prag-Krishtlindjes në Kishën 1700-vjeçare të Lindjes, të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi u lind.Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romane në Jeruzalem, shprehu mbështetjen e tij për shtetin palestinez.Krishtlindjet kanë si simbolikë të tyre pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar. Krishtlindja është festa, në të cilën të krishterët urojnë, më shumë se kurrë, paqe e dashuri në botë.