Itali, Mario Monti sërish kryeministër?
Ish kryeministri italian Mario Monti luajti me karata të hapura në konferencën e ditës së dielë, dhe sipas analistëve kjo është bota makiaveliste epolitikës italiane.Monti tha se nuk kishte plane të ishte kandidat për një parti të veçantë, dhe as të pranonte një ofertë nga Silvio Berluskoni por nëse një ose disa forca politike do të shfaqnin interes ta kishin si kandidat për kryeministër, atëherë ai do të ishte në dispozicion.Për kryeministrin teknokrat pavarësisht nga taksat e larta, italianët besojnë tek ai dhe aftësinë e tij për të marrë veprimin e drejtë për vendin.Sipas Maurizio Caprara nga gazetës "Corriere della Sera", për Mario Montin dera e qeverisë është e hapur për kryeministër teknokrat."Nëse një parti e qendrës së djathtë, apo e qëndrës së majtë fiton fiton zgjedhjet , por ajo nuk ka numrat e mjaftueshëm për një qeveri të sigurt kjo do të jetë e nevojshme për të zgjedhur një kryeministër si Mario Monti " thotë Maurizio Caprara.Monti u emërua si ministër kryeministër teknokrat në vitin 2011, pasi koalicioni i qendrës së djathtë Silvio Berluskoni u rrëzua nën peshën e krizës financiare.Ai dha dorëheqjen pasi Berluskoni tërhoqi mbështetjen e tij, e ndërsa në 24 shkurt të vitit të ardhshëm Italia do të shkojë në zgjedhje parlamentare.