Viktima nga i ftohti në Ukrainë dhe Rusi
Temperatuarat me minus vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Ukrainë, ku autoritetet thonë se dhjetra njerëz kanë vdekur në një muaj që kur temperatuarat janë ulur.Në disa pjesë të vendit dëbora ka arritur lartësi rekord ndërsa ka paralajmërime se temperaturat mund të ulen edhe më tej.Zyrtarët ukrainas të sektorit të shëndetësisë thonë se të paktën 83 persona , pjesa më e madhe të pastrehe kanë gjetur vdekjen.Ukraina u përfshi këtë muaj nga reshje të dendura dëbore. Moti i keq ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të mallrave në brigjet e Krimesë.Ukraina ka hapur 1 mijë e 500 qendra strehimi për personat që nuk kanë ngrohje. Ministria e Shëndetësisë thotë se afro 200 vetë janë shtruar në spital nga problemet e ekspozimit ndaj temperaturave tepër të ulëta.Ndërkohë të paktën 88 viktimat numërohen nga të ftohtit edhe në Rusi. Shtatë prej tyre, përfshi edhe një fëmijë, kanë vdekurgjatë 24 orëve të fundit.Lajmi është dhënë nga autoritetet ruse të cilat kanë nënvizuar se janë të paktën 538 personat e shtruar për komplikacione të lidhura me temperaturat që janë të paktën 12 gradë më të ulëta se mesatarja.Në kryeqytetin rus Moskë temperatura më e ulët është shënuar minus 26 gradë, ndërsa në një prej qyteteve kryesore të Siberisë janë regjistruar temperatuara ekstreme në minus 52 gradë.Gjatë këtyre ditëve rusët janë këshilluar të qendrojnë më shumë brenda në shtëpi dhe të evitojnë daljet.