Rikthehen sulmet me armë zjarri në SHBA, vriten dy zjarrëfikës, plagosen dy të tjerë

Të paktën dy zjarrfikës janë vrarë sot dhe dy të tjerë janë plagosur në pjesën perëndimore të shtetit Nju Jork.Zjarrfikësit po intervenonin ndaj zjarrit në një shtëpi në breg të liqenit Ontario, në qytetin Uebster.Policia tha se zjarrfikësit ishin vrarë nga një person i armatosur, teksa ata kishin mbërritur herët në mëngjes për të fikur zjarrin, ndërsa ai ishte fshehur në atë shtëpi.Shefi i policisë në Uebster, Gerald Pickering, tha se personi i armatosur është vrarë. Autoritetet nuk kanë thënë se si u vra sulmuesi ose nëse dikush tjetër e ka humbur jetën nga zjarri.Sipas zotit Pickering, një oficer i policisë, që nuk ishte në detyrë, është plagosur. Ai ishte me veturë në vendin e të shtënave.Ky incident ndodhi vetëm 10 ditë pas të shtënave në shkollën fillore në Njutaun në Konektikat, më 14 Dhjetor, me ç’rast personi i armatosur Adam Lanza, i vrau 20 nxënës dhe gjashtë persona të rritur.