Egjipt, sot publikohen rezultatet e referendumit

Rezultatet e para jozyrtare sugjerojnë se më shumë se 60% e votuesve i kanë thënë “po” projekt-kushtetutës, e cila është miratuar nga presidenti Mohammed Morsi.Ka patur shumë trazira të dhunshme gjatë javëve të kaluar, në lidhje me Kushtetutën.Nëse dokumenti kalon, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen brenda 2 muajve dhe polarizimi i thellë i vendit pritet të vazhdojë, sipas korrespondetit të BBC-së.Ndërkohë, fuqitë legjislative do t’i kalojnë dhomës së lartë të parlamentit, e kontrolluar nga islamikët, Këshilli Shura.Mediat shtetërore kanë raportuar rezultate, pas votimit të dytë dhe të fundit të së shtunës, të referendumit, duke theksuar se rreth 63% e votuesve kanë mbështetur statutin e ri. Pjesëmarrja ka qenë e ulët, në rreth 30%.Një anëtar i komisionit suprem zgjedhor tha të hënën se apelimet dhe akuzat për parregullsi në procesin zgjedhor janë ende nën hetim. Ai tha se rezultati pritet të shpallet të martën.