Arabi Saudite, arrestohet shkrimtari që “ofendoi” Islamin

Një shkrimtar është arrestuar në Arabi Saudite për shkak të komenteve të tij “ofenduese” për Islamin.Familjarët kanë bërë të ditur se Turki Al-Hamad është arrestuar të hënën me urdhër të ministrit të Brendshëm, princit Mohammed bin Nayef bin Abdel Aziz.Al-Hamad thuhet se ka sulmuar radikalët islamikë në llogarinë e tij në Twitter. Ai i ka akuzuar ata për “shtrembërim të mesazhit të Profetit Muhammed”.Në postimin e tij, Al-Hamad ka shkruar se “ekstremizmi islamik është një neo-nazizëm në rritje në botën arabe".Komentet e tij kanë shkaktuar debate të ashpra ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij në rrjetet sociale të Arabisë Saudite.Autoritetet dhe klerikët konservatorë kanë kritikuar Al-Hamadin disa herë për pikëpamjet e tij të zëshme liberale në vendin konservator.