Egjipt, miratohet Kushtetuta islamike
Egjiptianët kanë pranuar draftin e Kushtetutës së re. Të dhënat e para jo zyrtare nga numërimi i votave tregojnë se egjiptianët kanë votiar pro kushtetutës së re në referendimin e zhvilluar.Sipas mediave shtetërore rreth 63 për qind e votuesve kanë votuar pro Kushtetutës së re, në një proces që solli trazira të mëdha e një ngërce politik mes mbështetësve të presidentit Mohamet Mursi dhe kundërshtarëve të tij të opozitës.Pjesëmarrja në referendum ka kapur vetëm 30 për qindëshin, dhe opozita thotë se të dyja raundet e votimit janë shoqëruar me parregullsi. Rreth 25 milionë njerëz ishin në listat e votimit për të votuar, dhe Vëllazëria Muslimane tha se me shumicën e votave të numëruara, 70 për qind e tyre janë të favor të Kushtetutës.Opozita vazhdon të këmbënguli se dokumenti tradhton revolucionin që rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarak. Ndërsa mbështetësit e Mursit, kryesisht islamistët e Vëllazërisë Muslimane thonë se Kushtetuta e re do të sigurojë Demokracinë dhe do të inkurajojë stabilitetin.Ligji Sheria mbetet burimi kryesor i legjislacionit, me Kushtetutën e re, ndërsa kritikët e Mursit pretendojnë se ajo nuk arrin të mbrojë liritë dhe të drejtat e njeriut të cilat ishin kërkesa kryesore në kryengritjen që solli rënien e regjimit të vjetër.