Monti: Pranoj ftesë për drejtimin e koalicionit qeveritar por me kushtet e mia
Duke zyrtarizuar largimin e tij nga Pallati Kixhi, kryeministri teknik i Italisë Mario Monti nuk ka mbyllur derën e një rikthimi të tij në krye të qeverisë italiane. Duke iu përgjigjur interesit të medias, Monti tha se do e pranonte një ftesë për drejtimin e koalicionit qeveritar por me kushtet e tij. "Unë jam i gatshëm që të jap këshilla, inkurajime por nëse më kërkohet, edhe të drejtoj një koalicion që merr mbështetje nga shumica politike, por kjo do të ndodhë vetëm nëse merren parasysh disa prej kushteve të mia".Por ekonomisti i njohur Italian ka hedhur poshtë çdo supozim që ai të ketë një angazhim të drejtëpërdrejtë politik, duke garantuar se nuk bëhet pjesë e asnjë partie. Monti në ditën e largimit të tij ka qënë mjaft i ashpër ndaj kavalier Berluskonit që u bë edhe shkak i largimit të tij nga qeveria, duke mos marrë më mbështetjen e Popolo Dela Liberta.Gjatë koferencës për shtyp ai tha se "Nganjëherë është e vështirë për të ndjekur rrjedhën e mendimit të paraardhësit të tij në karrigen e qeverisë duke pasur në mendje Berluskonin. "Në fillim më kërkoi për të udhëhequr qeverinë konservatore, dhe më pas më kritikoi për taksat e vendosura", tha Monti duke shprehur gjithë papajtueshmërinë e tij me qëndrimet e Kavalierit dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Alfano.Monti përtej debatit politik, pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit ka bërë një bilanc të qeverisë së tij 400 ditore që në vlerësimin e përgjithshëm arriti të stabilizojë ekonominë italiane dhe solli qetësi në bilancin financiar të vendit të BE-së. Ish-kryeministri i është përgjigjur plotë 48 pyetjeve në këtë konferencë të fundvitit. Gjithashtu Monti ka falenderuar presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, pa intuitën e të cilit sic tha ai "nuk do krijohej kjo qeveri".