Pakistan: 9 të vdekur sulmi vetëvrasës me bombë

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.Agresori e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare Awami, që është në qeveri në provincën Khyber Pakhtunkhëa.Në shënjestër ishte Ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital pas sulmit vetëvrasës.Zyrtarët kanë thënë se 17 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.Talibanët pakistanezë  kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.Një zëdhënës lokal taliban tha se ky grup militant ka krijuar një ekip special të sulmuesve vetëvrasës me bombë për t'i marrë në shënjestër personalitetet "sekulare dhe anti-islamike", përfshirë edhe politikanët.