Ditë e përgjakshme në Siri, 300 të vdekur

Një ditë e përgjakshme është ajo në Siri. Më shumë se 300 të vdekur, është bilanci i bombardimeve të një furre në Helfaya, në Siri, shkruan Al Arabia duke iu referuar një dëshmitari , i cili ka dëshmuar se një avion Mig ka goditur një dyqan ndërsa më shumë se njëmijë njerëz ishin në radhë  për të marrë bukë. Komitetet kanë postuar në internet, imazhet e para të masakrës ku duken shumë kufoma të coptuara nga bombardimet, shumë të tjetë janë ende nën rrënoja.Rrjeti i anti-regjimit i Komiteteve Lokale të Koordinimit bënë me dije për  një "masakër të kryer nga forcat e regjimit, ku  me dhjetra njerëz janë plagosur,përfshirë mes tyre edhe  gra dhe fëmijë."Qyteti ishte nën rrethim nga trupat qeveritare, kriza humanitare është në aktivitet të plotë dhe banorët të cilët kanë qëndruar për disa ditë pa bukë kanë qenë para dyqanit në rradhë për të blerë një copë bukë.”Në një video të lëshuar nga militante anti-Asad janë parë shumë trupa të coptuar, në frontin e një ndërtese në rrënoja. Sipas Human Rights Ëatch, sulmet ndaj furrave kanë vazhduar për disa muaj, 60 njerëz u vranë në këtë mënyrë në rrethin e Askar Kadi te Aleppo, më 16 Gusht.Është e paqartë pse forcat e armatosura kanë sulmuar këtë qytet. Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë qeverinë për hakmarrje ndaj fitoreve të luftëtarëve të opozitës që synonin civilët që mbështesin ata. Në ditët e fundit, rebelët u përleshën kundër forcave qeveritare në rajonin rreth Halfaya, i cili ndodhet rreth 25 kilometra në veriperëndim të Hama, sidomos në fshatin Morek.  Aktivistët raportojnë se kryengritësit kanë marrë disa pika kontrolli të qeverisë me qëllim që të marrin kontrollin e rrugës kryesore që kalon vendin nga veriu në jug.