Avioni i zhdukur malajzian mund të jetë përdorur për një sulm terrorist?

Angli- Mund të jetë përdorur për një sulm terrorist drejt një baze ushtarake amerikane në territorin britanik avioni i zhdukur malajzian.Lajmi botohet në faqen e parë të prestigjozes britanike "Daily Star",duke i dhënë zë një teorie që nuk ishte marrë parasysh më parë. Ndërsa mbetet ende mister fati i avionit të zhdukur të kompanisë ajrore malajziane, shtohen dhe pistat e ndryshme të hetimit.Sipas britanikes "Daily Star", tashmë del në pah një teori tjetër që nuk është përmendur më parë. Mendohet se avioni i zhdukur malajzian mund të jetë rrëmbyer për një sulm terrorist pikërisht në territorin britanik.Frika se Boeing 777 fluturoi drejt një baze ajrore të fshehtë amerikane, që është dhënë me qera nga Britania e Madhe në ishullin Diego Garsia në Oqeanin Indian, është publikuar në faqen e parë të “Daily Star”.Sipas medias prestigjoze britanike rrëmbyesit mund të kenë planifikuar përplasjen e avionit me 239 pasagjerët në bord në një sulm të ngjashëm me atë të 11 shtatorit.Ky informacion bazohet dhe në faktin se një satelit ka gjetur disa mbetJe pluskuese në ujë 1500 milje në jugperëndim të Australisë.Shefi i autoritetit të sigurisë detare të Australisë, Xhon Jang, u shpreh se vazhdojnë ende kërkimet për të verifikuar nëse kjo teori mund të qëndrojë në këmbë. Një natë më parë një flotë ndërkombëtare e anijeve është zhvendosur në zonën e kërkimeve.