Topalli: Në antikontrabandë persona në kërkim, Balla: Është ish-bodigardi yt

Kuvendi u përfshi në debate të ashpra mes Topallit dhe Ballës për trafikun e drogës ku Topalli akuzoi qeverinë se në krye të antikontrabandës janë emëruar persona të lidhur me krimin. Deputeti socialist Taulant Balla iu përgjigj se Drejtori i Përgjithshëm i antikontrabandës është ish-badigardi i saj, Marin Laca.Jozefina Topalli: Re të zeza stuhie janë ulur mbi tokën e shqipes. Vendi drejtohet nga një klikë e rrezikshme. Në policia Rama ka emëruar trafikantë droge. Në krye të antikontrabandës në qytete të ndryshme janë emëruar persona të kërkuar. Në porte ka emëruar persona me precedent penal. Në policinë kufitare janë emëruar persona të implikuar në trafikun e drogës.Taulan Balla: Drejtori i Përgjithshëm i antikontrabandës është ish-badigardi i Jozefina Topallit, dhe dhëndër në familjen tënde. Marjan Laca ka qenë oficeri i sigurisë tënde si kryetar e Parlamentit deri në vitin 2007. Ka qenë drejtor i Shërbimit të Policisë Rrugore deri në vitin 2013, dhe është sot përgjegjës për antikontrabandën ,edhe si demokrat sepse modeli jonë është modeli i bashkëjetësës mes socialistëve të thjeshtë dhe demokratëve të thjeshtë”.