Akuzat për krime lufte, Gjykata shpall të pafajshëm gjeneral Sylejman Selimin

Në mungesë të vërtetimit të provave, trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, ka shpallur sot të pafajshëm Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Qubrelin dhe Shefki Hysenin.Ata janë akuzuar se në vitin 1998 kanë kryer krime lufte në Kosovë, ndërsa Shefki Hyseni akuzohet edhe për dhunim seksual ndaj një femre shqiptare.