Berisha: Faktoj lidhjet e Ramës me mafian, Kryeministri: PD ngeli në duart tuaja e të Kaçit
Tirane-Për orë të tëra Kuvendi është përfshirë në debate të ashpra por dhe në akuza dhe kundër akuza për lidhje me diktaturën regjiminin komunist, dhe Enver Hoxhën një debat jashtë rendit të ditës që ishte planifikuar.E veçanta e seancës së sotme ishte se përballë për më gati një orë Rama pati sot jo vetëm paraardhësin e tij Sali Berisha por edhe Kastriot Islamin, ish deputetin e PS-së i cili në zgjedhjet e 23 qershorit kandidoi nën siglën e PD-së.Berisha akuzoi Ramën edhe për lidhje me mafien dhe deklaroi se ishte gati t'i vërtetonte nëse ngrinte komision hetimor. Nga ana e tij Rama akuzoi Berishën dhe Kastriot Islamin si dy komunistë "që janë bërë pjesë e PD për të njëjtat arsye që janë në Parlament për karrierën e tyre të shfrenuar e kanë marrë peng partinë që lindi për të rrëzuar komunizmin." Sipas Ramës Berisha nuk ka asnjë provë vetëm shpifjes.Për orë të tëra Kuvendi është përfshirë në replika dhe kundër replika mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po dëmtojnë imazhin e vendit, me rritjen e trafikut të drogës por edhe me qëndrimet që kryeminsitri por dhe me vizitën në Hollandë vendin skeptik për marrjen e statusit.Dy herë Meta u detyrua të ndërpresë seancën me nga 5 minuta. Herën e parë pasi Berisha e quajti Ballën "përdhunues'. Dhe herën tjetër pas debatit mes Islamit e Ramës ku Islami e quajti Ramën kryeministër injorant. Meta pati dhe replika të ashpra me Jozefina Topallin.Në një linjë me Metën edhe Rama pasi mori fjalën pas Berishës i bëri thirrje deputetëve të mos bien pre e provokimeve.Ora News më poshtë zbardhi të plotë replikat dhe kundër replikat të cilat zgjatën më shumë se një orë mes kryeministrit Edi Rama, ish kryeministrit Sali Berisha por edhe Kastriot Islamit Sot ne seance ndodhi dhe kjo: Islami: Kryeministër injorant, ofendoi PE në Holandë, Rama: Ngeli PD në dorë tëndeTopalli: Në antikontrabandë persona në kërkim, Balla: Është ish-bodigardi ytMeta: Topalli ekstremiste si ithtarët e Enverit. Cdo vit do kujtoj Kongresin e PërmetitSeanca plenare, miratohen projektligje në fushën e energjisë dhe pronësisë industrialePjese nga debatiRama: Nuk e ke kurajon që të përballesh njëherë të vemte me lumin e akuzave, nuk e ke kurajon të thuash kjo është akuza konkrete. Por nuk e provon dot akuzën për asnjërin nga ata që ke marrë nëpër gojë. Kjo është fatkeqësia e madhe që tregon se kjo parti ka ngel në duar e tua dhe të Kaçit. Sot një nga arsyet se pse respektohemi si shumicë parlamentarë është se po i presim të gjitha fijet që ju latë jashtë, të drogës, kontrabandës, të krimit të organizuar. Ti je prova e gjallë e asaj që thuhet kur dikush akuzon tjetrin për dicka që s'ka prova është në gjendja ta bëjë vetë. Ti je në gjendje të përfshish familjen tënde në çështje të rënda, je në gjendje të bësh këtë shfaqje të ulët sepse të gjitha ato që i akuzon të tjerët, ti i bën vetë. Te duket çudi e madhe që kjo qeveri të punojë për vendin, sepse nuk e bën vetë. Ta dhanë mundësinë dy herë shqiptarët. Herën e parë e përvëlove vendin, herën e dytë e le vendin në një shteg pa asnjë partner. Dhe meqe e the këtu se statusin nuk e dhënë se nuk u miratuan 3 ligjet, po kur u miratuan 3 ligjet pse nuk e dhanë statusin?! Ka vetëm një arsye sepse Shqipëria dhe qeveria e mëparshme ka zhgënjyer.(e coje kokën e më shih në sy mua, se e ke dhe këtë zakon ti se kur thonë të vërtetat nuk i shikon në sy). Një sfidë kemi në këtu. Kur budallai hedh gurin ne mos ecim pas gurit. Kastriot Islami: Nga kompleksi i inferioritetit çfarëdo që them unë i djeg shumë, madje sapo nis të flas unë i fillon turbullosja dhe nuk di çfarë thotë. Nuk di sepse që nga moment që jemi njohur e kam nxjerrë nga kryeministria se ishte me breg dhe unë i tashë ik vish pantallona dhe nuk e harron këtë gjë. Ky njeri flet integrimi, lufta kundër drogës etj. Kreu i parlamentit ka përsëritur një akuzë për këtë njeri. Shko bëj testin e drogës. Unë i them vetëm një gjë nuk shpëton dot nëse ke pirë njëherë drogë. Ti më je lutur mua o Kaçi o Kaçi, o burr o burr më trego si bëhet sistemi që të heq qafe Ilir Metën dhe pastaj ke porositur pastaj që këta te flasin për koalicionin e plehrave dhe kishe parasysh këtu Ilir Metën.Berisha: Kush tha që do të prishë humorin e tij duke parë një shpirt të zi në dy sy, asnjëri!. Ndaj dhe thirr 1000 mijë herë që të të shoh. Del këtu. Sot nuk ishe që bën lëvizje vertikale të cilat janë efekte nga overdoza. Pra thirrja jote për të fituar vëmendje është një zën në shkretëtirë. Këtu jemi për qytetarët shqiptarë që ti tregojme se çfare fatkeqësie je ti për ta. Çdo vizitor që i ulet afër e din se e kap frika se mos i bëjnë ndonjë foto dhe i refuzojnë dhe ndodh që ndokush i nxjerr ato fotot e tjera. Me këto që bën je i pashok, nuk ka kryeministër të bëjë këto që bën ti. Mashtron në mënyrën më të paimagjinueshme. Deklaronte dje Bathorja Dixhitale, por e di ku e ka hallin? Baxhanaku Franko ka një firmë që don ti bëjë edhe njëherë nga e para për të vjedhur tenderat. Pas çdo deklarate të tij fshihet lakmia për të vjedhur. Njëri kishte ndarë gruan për tendara dhe është mister këllira që është këshilltar i Ramës, por që i ka botuar të gjtha dosjet këtij (i drejton gishtin Ramës) Rama: Lërini këto rrotullime rreth vetes. Historia po tregon 20 vjet e kusur por ka mbaruar historia jote. Një provë të vetme, jo më shumë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe gjtihë prokurorinë i ke akoma nën hijen e frikës nga ty, Gjykatat i ke nën hijen e pushtetit tënd, presidentin e ke gati në çdo luftë që do hapësh brenda në sistemin gjyqësor për këdo nga ne siç e ke traditë në 23 vite dhe u ke bërë të 99 pas shpine. Mjafton kaq, provoje dhe e them botërisht se ccfarë bëj unë. Nuk po të kërkoj shko me Jozefinën e disinsekto Divjakën por bashkë me Kastriotin të dy të shkoni t'i kërkoni falje atyre që ngrenë fotografinë e Enverit, sespe ata e kanë humbur rrugën. Ti ke përgjegjësi se ia ke humbur rrugën PD dhe e ke katandisur me atë që e quan zoti Kastrioti atë që dje ishte shoku Kastriot që s'piunonte në Paris ,por gjithësesi besoj se kjo është një mënyre se si historia të ka dënuar ty dhe Kastriotin. PD nuk është pasuria e familjes tënde. Berisha: Të kërkosh burrni aty ku nuk ekziston. Shoku në fjalë të pranojë përcaktimin e Kushtëtutës unë jam deputet dhe kushtetuta më ka dhënë të drejtën e hetimit dhe rezultat tia coj Prokurorit të Përgjithshëm. Jap fjalën se do nxjerr në dritën e diellit lidhjen me mafian. Ka më mafia se ti çosh sekretarin e mafies Presidinetit të Republikës.Je frikacak me lepur në bark. Nuk lejove ministren me dhanë shpjegime para deputëve dhe bllokove aeroportët. Do të nxjerr të gjitha lidhjet, duke filluar nga lidhjet me bandën e rrugës së Kavajës . nëse ska frikë të ngrejë komisionin. Ia paraqes bisedat intime të tij me serial killerin. Ngri komisionin hetimor nëse unë nuk faktoj lidhjet atëherë mbaj përgjegjësi para shqiptarëvë . Se kam thënë të vërteta jam këtu.Kastriot Islami: Me një kërrbac budallalliku, mediokriteti injorance ka filluar të hiqet si masochist I gjuan vetvetes. Por unë të kujtoj Çurçillin që thoshte nuk ndjej keqardhje për budallallikun por ata që janë krenarë për budallallikun e tyre. Kaq mund të them me elegancë për një kryeministër që sub ë kurrë kryeministër dhe nuk do të bëhet asnjëherë kryeministër.Rama: Jo për parafolësin më të shkurtër, por sot nuk ka asgjë të thuhet më shumë se është bërë pjesë e një partie në gazetën e RD ku në shumë gjëra të tjera është thënë se Kastrioti na paska qenë dhe pak spiun. Gjatë kohë që ka qenë në Francë ka qenë resident i ish policisë sekrete komuniste dhe ka nisur informacione të bollshme. Këtë e thotë RD dhe unë nuk kam prirjen ta besoj, por nuk marr serizosht një person që I është bashkuar kësaj partie me të cilën ka pasur një çështje të hapur se kush do ia thyejë kafkën tjetrit dhe e cila ka thënë këto që ka thënë. Kur e përmenda, se kam fare për personin. Ju siguroj që duhet ta ulë kokën shumë poshtë për ta parë, por e kam me fenomenin. Ky komunist dhe jo komunistë si ata të shkretët që kanë humbur dritën pas kaq shumë vitesh por dy komunistë që janë bërë pjesë e PD për të njëjtat arsye që janë në Parlament për karrierën e tyre të shfrenuar e kanë marrë peng partinë që lindi për të rrëzuar komunizmin. Ky është fenomeni. Të lutem Jozefinë, duhet ta pranosh ishte më dinjitoze kurtë nënshtroi enveri se tani ëq je ulur në gjunjë të saliut. Se mes dy komunistave duhet të preferosh origjinalin e jo karikaturën. Ke bërë ndaj meje Sali tre komisione hetimore jo një, dhe i ke bërë gjithmonë për të njëjtën arsye që ti e ata të tjerët që të ndoqën ty te organizata jote në bazë cuat në internim atë çiftin e mjekëve që përfunduan të shkretët në Kavajë. Ti flet shumë për dokumente e material por unë shpresoj që një ditë Filip Çakulli tia tregojë këtij populli dëshminë që kanë lënë pas ata të shkretë. Fatkeqësisht sot ata nuk jetojnë më mesadi unë. Të njëjtën gjë kërkon ti me komisionet hetimore. Ti dhe të gjithë etërit e tu shpirtërorë. Se ti e zgjodhe vetë Enverin Stalinin ti u shkove atyre pas dhe e mbajnë mend mirë të gjithë se cke bërë në emër të tyreKuvend, Berisha i thotë Ballës "Përdhunues", Rama: Lëreni budallanë Dy herë Meta u detyrua të ndërpresë seancën me nga 5 minuta. Herën e parë pasi Berisha e quajti Ballën "përdhunues'. Dhe herën tjetër pas debatit mes Islamit e Ramës ku Islami e quajti Ramën kryeministër injorant.Në një linjë me Metën edhe Rama pasi mori fjalën pas Berishës i bëri thirrje deputetëve të mos bien pre e provokimeve.Ora 12: 42 Rama- deputetëve PS e LSI: Mos u merrni me budallain i kemi kthyer dinjitetin vendit Rama flet nga foltorja pas deklaratës së Berishës : Kam një lutje të gjithë grupit parlamentar dhe LSI. Përveç sfidave të medha. Mos harroni shprehjen hedh një budalla një gur në ujë dhe 100 shkojnë pas. Budallain lëreni të hedhë gurin ne të vazhdojmë të cojmë përpara axhendën tonë. KE nuk gdhihet e ngryset duke dëgjuar thashethemet por duke parë shifrat.”I kemi kthyer vendit dinjitetin. 1000 ish të përndjekur kanë marrë këstin që nuk e kanë marrë 8 vjet rresht. Enveristin e fundit që do ju thyente kafkat e keni marrë me vete. 20 vjet nuk u bë reforma e pensioneve. Shlyem të gjithë pagesat e prapambetura dhe deklaruam se nuk do kemi asnjë pagesë të vonuar. 10% e të ardhurave në buxhet vinte nga dhuna. 24 % ka shkuar pjesa e të ardhurave nga TVSH, ju e kishit 6 %. Kjo tregon se po funskionon shteti. Se ne po i bëjmë punët më mirë por nuk mund të pretendojmë që të gjitha në pak muaj. Ne kemi një ndryshim të madh: 4 persona që denoncuat ju është kërkuar largimi nga puna, dhe i fundit, denoncimi i djeshëm është kërkuar të largohet nga puna, pavarësisht se ata thonë që do dalin. Mbroni një gjeneral të korruptuar.Ora: 12:15 Deputeti Erjon Braçe i kërkoi Berishës që sjellë në kujtesë vitin 1996 kur bëri Drejtor të Përgjidhshme të Tatimeve Agim Shehun dhe sipas tij kjo solli fundin ekonomik të një vendi ekonomik që u ngrit mbi dhunën.Braçe: Do doja t'ju kujtoja që t'i thërrisni memorjes tuaj, data 26 maj 1996. Zotëria që foli para meje e mban mend mirë, është data kur duhet të mabeheshin zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe për të treguar që s'pati asnjë lloj pendese në 28 maj bëri banditizmin në mes sheshit Skënderbej. Gjeneralin e famshëm Agim Shehu e bëri drejtor të hetimit në "Drejtorine e Përgjithëshme të Tatimeve". Kjo data solli fundin ekonimik të një vendi që u ngrit mbi dhunën dhe mashtrimin , mashtrimi skandaloz i firmave piramidale dhe përgjegjësi është parafolësi.Ora 12:05 Rifillimi i seances nis përsëri me fjalën e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha i cili hedh akuza të rënda mbi kryeministrin Rama.Berisha: Mendon se me akte rrugaçëria do ketë mundesi të kapërcejë skandalet ku është mbërthyer. Mendon se i shërbyer me qelbësirat do shkojë për të fituar. Vetëm dje u shkarkua shefi i operacionale i akuzuar për disa trafiqe. Anëtari i aleancës së qelbësirave u largua nga drejtoresha e arsimit sepse merrte 6 mije euro për emërime. Kryeministria është shndërruar në mafjën shqiptare. Ndërmjetësi i transporteve të drogës në Vlorë ishtë Ergysi i tij që darkonte me shefat e trafikut të drogës. Sekretari i mafjies shqiptare që është edhe sekretari në kryeministri kryen shërbime nga më të zezat.11:53 Kuvend, Berisha i thotë Ballës Përdhunues, Meta ndërpret seancën Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë punimet e kuvendit në momentin kur po mbante fjalën deputeti i PD Sali Berisha. Kjo ndodhi pasi ish kryeministri Sali Berisha e quajti "Përdhunues" Taulant Ballën.Berisha: Jam këtu për t'i thënë Ramës së nxore fytyrën tënde të persekutorit, nxore këtu genin e Spiro Kolkës. Nxore psikologjinë miserable të urrejtjes që ke ndaj çdo qenie njerëzore, që filloi me urrejtjen që ke ndaj njerëzve më të afërt dhe shtrihet në çdo njeri. Përdore këtu një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave, i fotografuar me shkrim dhe me gojë në denoncimin që i bëri një i sëmurë me AIDS të cilin kërkonte të përdhunonte monstra që të përfaqësoi ty këtu"Ora: 11: 35 Balla: Sulmet me dhunë morën fund, Berisha të lërë këtë vend rehat"Në këtë moment të rëndësishëm për marrjen e statusit këta po mundohen që ta prishin këtë moment. Ndoshta është momenti për të përsëritur atë që tha kryeministri. Ne nuk jemi këtu për t’ju penguar ju, por të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria janë vlerësuar. Këtë javë morëm edhe një vlerësim nga Holanda. Modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund më 23 qershor. Unë jam sulmuar nga ai person Sali Berisha. Politikani i konfliktit më 23 qershor u largua dhe nuk u kthye më. Berisha lërë rehat këte vend, pse i je qepur kaq keq këtij vendi. Sa herë vijnë moment të rëndësishme për Shqipërinë ti nuk e le rehat këtë vend." Ora 11: 30 Kuvend, Meta: Topalli ekstremiste. Do shkoj çdo vit në Kongresin e PërmetitKryetari i Parlamentit Ilir Meta i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos bien pre e provokimeve ndërsa kritikoi Topallin dhe deputetët e PD-së për veprime ekstremiste.Ilir Meta: “Sa i takon 24 majit jam shumë krenar që shkova më 24 maj në Përmet dhe do të shkoj cdo vit. Më vjen keq për ekstremizmin tënd. Ngjasoni si dy pika uji me ekstremizmin e atyre veteranëve që duke dalë me fotografinë e Enver Hoxhës kujtonë se do na impresionojnë. Sa i takon 24 majit jam shumë krenar dhe do të shkoj cdo vit sepse Kongresi i Përmetit ishte vazhdim i Konferencës së Pezës që vendosi çlirimin e Shqipërisë. (Deputët e PD-së ngrihen në këmbë, ndërsa dëgjohet Topalli që kundërshton) Mbaj qetësinë unë nuk impresinohem as nga ekstremizmi i ithtarëve të Enver Hoxhës " tha Meta.Ora 11: 20 Halimi: Dhuna ndaj Strazimirit jo rastësore, duan t'i mbyllin gojën opozitës
Kuvendi nis punimet me debatet për sherrin e ndodhur dy ditë më parë mes deputetit të PD-së Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia Armando Prenga dhe Gentian Bejko.PD thotë se nuk kemi të bëjmë me një episode të rastit dhe kryeministri Rama mban përgjegjësi."Ngjarja e rëndë nuk është episod i rastit. U godit sekretari i grupit parlamentar të opozitës se i thotë në sy Edi Ramës të vërtetat lidhur me narkotrafikun. Skenar i përgatitur për t'i mbyllur gojën opozitës. Rama është urdhërues dhe përgjegjës për këtë sulm."Ne rend te dites Ndërkohë që në rendin e ditës të seancës plenare janë për shqyrtim 7 pika. Si projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.