INUK shemb sot objektin 9-katësh në Golem, policia bllokon qarkullimin për 1 orë

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar sot në orën 14:00 do të shembë pallatin 9-katësh te Shkëmbi i Kavajës. Objekti pa leje do të shembet me shpërthim të telekomanduar. Në mbështetje të aksionit të INUK është edhe policia e Durrësit e cila do të marrë masa. Policia do të bllokojë qarkullimin në rrugët interurbane kryesore dhe dytësore.