Gjykata e Apelit Durrës shfuqizon pezullimin e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima
Durres- Rrëzohet në Apel vendimi i Gjykatës së Durrësit për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Ken Dhima, i paditur në prokurori për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit të gjyqtarit Ken Dhima.Vendimi i Apelit të Durrësit për anulimin e pezullimit të Ken Dhimës është dhënë ditën e djeshme pas kërkesës së gjyqtarit. Ky i fundit kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila një javë më parë pranoi kërkesën e prokurorisë për pezullim të tij nga detyra.Gjyqtari Ken Dhima mësohet se kryen detyrën e tij në Gjykatën e Vlorës. Ai është kallëzuar penalisht nga ILDKP me akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me padinë në fjalë.Gjykata e Durrësit ende nuk ka shqyrtuar apelin e prokurorisë bërë për gjyqtaren Klorinda Çela , bashkëshorte e Ken Dhimës, edhe ajo e akuzuar nga ILDKP për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasuris.Bashkëshortët Ken Dhima dhe Klorinda Çela me detyrë përkatësisht gjyqtarë në Vlorë dhe në Tiranë u kallëzuan nga ILDKP për akuzën e fshehjes së pasuris, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet dhe kërkoi pezullimin e tyre nga detyra.