Greva e ish-të përndjekurve politikë

Një grup ish-të përndjekurish politikë kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë. 17 ish-të përndjekur janë vendosur me çadra përpara Parlamentit dhe në afërsi të selisë së tyre. Ata hynë në grevë urie me 5 kërkesa drejtuar qeverise. Ish të përndjekurit kërkojnë që dëmshpërblimi i tyre të kryehet brenda 2 vitesh. Ndërkohë që për këtë kategori që kanë hyrë në grevë urie kanë filluar problemet e para shëndetësore të luhatjeve të tensionit.