Mbyllen pa rezultat kërkimet për avionin “Malaysia Airlines”
Zona ku janë zbuluar sinjalet akustike e që mendohet të jenë të lidhura me avionin e zhdukur të linjës "Malaysia Airlines" mund të përjashtohen përfundimisht si vendi ku mund të ketë rënë avioni i fluturimit MH370.Sipas zyrtarëve australianë, roboti zhytës Bluefin - 21, ka përfunduar kërkimet në të gjithë zonën dhe nuk gjeti asgjë.Tashmë kërkimet do të fokusohen në rishikimin e saktë të të dhënave, duke çuar në nevojën e pajisjeve më të specializuara.Fluturimi MH370 u zhduk më 8 mars teksa fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin.Por nga ajo ditë, asnjë gjurmë nuk është zbuluar nga avioni, as nuk është mësuar arsyeja e zhdukjes së tij.Të dhënat satelitore të publikuara tregojnë procedurën e lidhjes mes avionit dhe satelitit çdo një orë.Përmes saj, hetuesit mbërritën në konkluzionin se avioni e përfundoi fluturimin tij, përtej Australisë.Ekipe të pavarura kanë vlerësuar të dhënat dhe kanë arritur në të njëjtin konkluzion;"MH370" fluturoi diku larg brigjeve të Australisë Perëndimore.Sipas autoriteteve zyrtare, kërkimet kanë përfunduar dhe konsiderohen të plota.Në këtë mënyrë, hidhen poshtë edhe hipotezat e ngritura një ditë më parë nga rrjeti amerikan CNN që kishte cituar një zyrtar të marinës australiane, sipas së cilit shumë shpejt mund të arrihet në pikën finale ku prehet edhe avioni në fjalë.