Dibër, vrau vajzën shtatzënë arrestohet i ati: Shkeli nderin e familjes

Diber- “Vajzën e vrava për çështje nderi”. Doksan Dushku 59 vjeçari nga fshati Sllatinë e komunës Sllovë të rrethit Dibër ka marrë përsipër autorësinë e të shtënave mbi trupin e vajzës së tij të vetme, 21 vjeçe e cila priste të bëhej nënë.Tashmë i arrestuar për vrasjen e ndodhur mesnatën e 27 majit, 59 vjeçari momentalisht është autori i vetëm i krimit të rëndë në familje. Një krim që u tentua të fshihej duke u hequr si vdekje natyrale.Ndërsa gjatë natës së 28 majit, janë marrë në pyetje edhe 3 vëllezërit e Fatmira Dushkut si dhe një kushëri i saj.Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mesnatën e 27 majit. Fillimisht familjarët kishin përhapur lajmin se vajza kishte vdekur nga një infarkt në zemër dhe mesditën e djeshme do të kryhej ceremonia mortore.Një sinjal në polici ndërpriti ceremoninë e varrimit që do të fshinte dhe krimin makabër.Policia konstaton se vajza ishte vrarë me 8 plumba ndërsa eksperiza mjeko ligjore vërteton se 21 vjeçarja ishte 5 muajshe shtatzënë.vijon