Pakti detar, Shehu: Bushati shaka pa kripë, kërkon të hetohet Basha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2014, 11:20
Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu e ka cilësuar “një shaka pa kripë” dhe një mesash negative diplomatik ndaj Greqisë deklaratën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me Paktin Detar me Greqinë. Sipas Shehut ministri Bushati kërkohet që të hetohet edhe një ish-ministër i Jashtëm, që në atë kohë ka qenë Lulzim Basha, sot kreu i PD.Në një reagim në rrjetin social facebook Tritan Shehu thotë së “është një rast unik ne historinë e diplomacive demokratike në botë".Ndërkohë ditën e djeshme (28 maj) Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshëm që të hapë hetimin për negociatorët e paktit detar me Greqinë të rrëzuar në 26 janar 2010 nga Gjykata Kushtetuese.
Post by Tritan Shehu.