Kerry: Snouden, nëse je burrë ktheu në Amerikë
Një ditë pas dhënies së intervistës për rrjetin amerikan NBC, në të cilin ish kontraktori i NSA-së Eduard Snouden e quante veten një spiun të stërvitur, reagon Shtëpia e Bardhë.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Snoudenit, që është arratisur nga drejtësia amerikane, që të bëhet burrë dhe të rikthehet në SHBA.Kerry tha se nëse 30 vjecari Snouden beson tek Amerika, atëherë ai duhet të besojë edhe në sistemin e drejtësisë në Amerikë.Komentet e Kerry-it, vijnë menjëherë pas intervistës së dhënë nga ish agjenti Snouden, i cili shpjegoi në një intervistë arsyet se përsë kërkoi azil në Rusi, vendim që erdhi sipas tij pasi SHBA-të i shfuqizuan pasaportën.Në këtë intervistë Snouden e përshkroi veten edhe si një super spiun të trajnuar, jo vetëm në nivelin e një analisti."Një patriot nuk do të arratisej". Nëse Snouden do të kthehet në shtëpi, do ti sigurojmë fluturimin që sot" tha Kerry.Kryediplomati amerikan, e cilësoi gjendjen e ish kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, si konfuze duke shtuar se ky është persona i cili ka dëmtuar më rëndë vendin e tij.Në një intervistë për NBC, Snouden tha se ka punuar në misione të fshehta jashtë Shteteve të Bashkuara për llogari të CIA-s dhe NSA-s.Ai nënvizoi se në ditët e sotme shërbimet sekrete amerikane marrin informacione më të mira nga kompjuterët sesa agjentët njerëzore.Snowden, 30 vjeç, u largua për në Rusi në maj të vitit 2013 dhe që atëherë jeton atje përmes një azili të përkohshëm që i është dhënë nga qeveria e Moskës.Vitin e kaluar ai publikoi dokumentet sekrete që vërtetonin përgjimet e administratës amerikane e që u publikuan në gazetat "Washington Post" dhe "The Guardian".