Arrestohet për mashtrim Asllan Patrioti, në 2012 drejtoi grevën e urisë së ish të përndjekurve

Durres- Asllan Patrioti, një nga ish drejtuesit e grevës së urisë së ish-të përndjekurve në 2012 është arrestuar për akuzën e mashtrimit.Asllan Patrioti akuzohet se ka mashtruar disa persona duke u marrë para me premtimin se do i dërgonte në SHBA e Kanada por dhe duke u premtuar se do u jepte banesa përmes Entit të  Banesave, në emër të ish të përndjekurve.Gazetari ynë Llambi Kallço inform0n se Patrioti akuzohet se merrte nga 3000-  8000 euro me premtimin se do i dërgonte në SHBA dhe në Kanada.Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se në banesë i janë gjetur rreth 80 dokumente që janë prova materiale për mashtrimin.Patrioti akuzohet se mashtronte njerëzit duke u premtuar shtëpi nga Enti Kombëtar i Banesave.Njoftimi i policise per shtyp  Me date 28.05.2014 ne oren 21.00, nga efektive te Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve dhe atyre te Sektorit per Krimin Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres, u finalizua me sukses operacioni i koduar "MASHTRUESIT", ku u be arrestimi ne flagrance i shtetasit :1-ASLLAN PATRIOTI, 61 vjec, lindur e banues ne Durres, lagjia 13.si dhe u shpall ne kerkim shtetasi Arben SHEZI, 44 vjec, lindur ne Shijak dhe banues ne Tirane.Ndaj ketyre shtetasve Sektori per Krimin Ekonomik dhe Financiar prane Drejtorise se Policise Qarkut Durres ka filluar hetimet prej dy muajsh, si rezultat i te cilit eshte arritur te zbulohet mekanizmi i ketij mashtrimi, nepermjet te cilit kane arritur te mashtrojne shtetas te ndryshem me motiv "Pajisjen e tyre me dokumenta te ndryshëm per te aplikuar per te shkuar ne shtetin e Kanadase, SHBA, Britanise se Madhe dhe Belgjikes me dokumenta me mbishkrimet "CBI", "ANTITERROR", "ANTIMAFIA" etj, dhe pas arritjes se tyre ne destinacion do t'i pajiste me dokumenta "vertetim anëtaresie pranë Shoqates per Integrimin e te Perndjekurve Durres », perkundrejt shumave qe variojne nga 3000 deri ne 8000 euro.Ndaj ketyre shtetasve eshte ngritur akuza per vepren penale te "Mashtrimit, e kryer ne bashkepunim » parashikuar nga neni 143 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal Shqiptar.Jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale:-nje sasi e konsiderueshme dokumentesh te falsifikuara si Distiktive me mbishkrimet e CBI, dokumeta me mbishkrimet ANTITERROR, 80 dokumenta identifikimi personash te tjera si dhe 40 vertetime nga Shoqata per Integrimin e te Perndjekurve Durres. Gjithashtu nga oficeret per Krimin Ekonomik e Fianciar po punohet per verifikimin dhe dokumentimin ligjor te disa informacioneve e te dhenave te tjera qe mund te rëndojne mbi keta persona, pasi dyshohet se kane mashtruar rreth 11 shtetas duke iu pervetesuar shumat qe varijojne nga 2000 deri ne 5000 Euro, duke iu premtuar shtetasve se emrat e tyre jane pjese e listes se personave qe do te pajisen me apartamente banimi nga Enti i Banesave prane Bashkise se Durresit .