Korçari mashtron familjarët maqedonas se do t’i gjente nuse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2014, 13:13
Një 27 vjeçar nga Korça do të përballet me kallëzim penal, pasi që kishte mashtruar babë e bir në Dellçevë të Maqedonisë se do t`i gjente nuse.27 vjeçari me inicialet G.T nga Korça, i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë dhe ka vendbanim në Resnjë, kishte premtuar se do të gjente nuse për të riun maqedonas , por këtë nuk e kishte realizuar.Ai gjatë periudhës që po ndërmjetësonte kishte arritur që të marrë nga familja maqedonase mbi 1mijë euro.Por, pas një kohe të gjatë, kryefamiljari nga Dellçeva ka kuptuar se po bëhet manipulim dhe se asnjëherë nuk do të kenë nusen e premtuar, andaj ai ka paraqitur rastin në polici.Korçari mashtrues ka përfunduar me kallëzim penal.Marrë nga: ina-online.net/