Tre ambasadorë në një zë: Politika po dëmton integrimin
Shfaqjet e njëpasnjëshme të debateve në Kuvend nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasadorët e Italisë, Polonisë dhe të Republikës Çeke, në tri takime të ndryshme në qytetin e Shkodrës dhe Korçës, kanë komentuar situatën politike në Shqipëri, duke kërkuar bashkëpunim mes forcave politike dhe fokusim te prioriteti i integrimit.Duke folur në një takim me studentët, në Qendrën e Bashkimit Europian në Shkodër, Ambasadorja çeke, Branislava Tomasova, tha se polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie që dobëson procesin e integrimit.“Jemi në dijeni, që Komisioni Europian po punon për një raport, që do të dalë në Qershor, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë politik. Por, siç e theksova, polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie, sepse ky fenomen dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që bën Shqipëria në procesin e integrimit. Shqipëria do të ishte patjetër më afër Bashkimit Europian, nëse polarizimi i shoqërisë do ishte eliminuar. Në çdo vend demokratik, sigurisht që ka opozitë dhe mazhorancë dhe është e vërtetë që mes tyre ka disa elementë, subjekje që përbëjnë edhe pikën e kundërshtisë së fortë, por gjithashtu ka dhe shumë fusha, që qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevojitet edhe Shqipërisë. Duhet që politikanët të përfaqësojnë interesat e vendit, në radhë të parë, dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë bashkëpunimi më e fortë”, tha Tomasova.Ndërkaq Ambasadori italian Massimo Gaiani, duke komentuar protestat dhe grevat në Tiranë pas një ceremonie me ministren e Kulturës për Fototekën Marubi në Shkodër tha se shpreson në një zgjidhje të situatës.“Ne presim një zgjidhje të gjithçkaje që po ndodh, jemi në favor të dialogut, në favor të një pune të përbashkët dhe duhet të ketë një objektiv prioritar për të gjitha partitë, për integrimin e Shqipërisë. Gjithçka duhet e fokusuar te ky objektiv. Është një fazë diskutimi, Komisioni do vlerësojë aspektet teknike, që u diskutuan nga takimi i fundit për statusin dhe do jenë ata, që do bëjnë vlerësimin. Zgjidhja e mirë është që, të gjitha partitë politike të fokusojnë prioritetet tek integrimi”, tha Gaiani.Të njëjtin mesazh me homologët ka përcjellë edhe Ambasadori polak nga Korça.“Më duket që se shpejti do të kemi një rast tjetër të mirë për të bashkëpunuar. Rruga e integrimit evropian është dialogu mes BE-së dhe Shqipërisë. Deri tani janë zhvilluar dy takime dhe shpresojmë që takimi tjetër të jetë një