Basha mbledh grupin parlamentar për qëndrimin që do mbajnë në Kuvend

Tiranë-  Ndersa kryetari i Kuvendit mblodhi  byronë e Kuvendit për incidentin e një ditë më parë mes deputetëve, paralel me te Partia Demokratike zhvilloi ne seline e PD-së mbledhjen me  grupin e saj parlamentar.Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura pa praninë e kamerave, ndërsa mendohet se ne fokus te bisedimeve ka qene koordinimi i qëndrimit që do mbahet nesër në Kuvend.Kujtojmë që opozita braktisi sot komisionet parlamentare në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri.Deputetët e PD-së braktisën punimet e komisionit të Sigurisë por edhe të komisionit të ligjeve.Po kështu pjesë e diskutimeve të deputetëve të PD mendohet të kete qene dhe axhenda e ‘Aleancës kundër drogës’.