"Google" do të ketë makinën e saj automatike

"Google" po ndërton makinën e saj, një automjet krejt i veçantë i cili do të udhëtojë vetë pa nevojën e një shoferi, duke vendosur kështu të ketë një prodhim të sajin sesa të modifikojë makina të prodhuara nga kompani të tjera.Makina do të ketë vetëm dy butona, nisu dhe ndalo ndërsa nuk do të ketë asnjë panel kontrolli, timon apo pedale. Pamjet e para të publikuara nga "Google" tregojnë se makina do të jetë e vogël në përmasa me një pamje interesante, e dizenjuar dhe projektuar e tillë që të mos tremb qytetarët nëpër qytet por edhe që të ndihmojë njerëzit që ta pranojnë më në fund teknologjinë e re, makina pa shofer.Bashkëthemeluesi i këtij projekti, Sergey Brin, teksa bëri publike detajet e para për makinën e "Google" në një konferencë për shtyp në Kaliforni, tha se gjendja aktuale e trafikut në mbarë botën dhe infrastruktura urbane, do të bëjnë që njerzit ta pëlqejnë këtë projekt, pasi do të jenë më të qetë. Në pamje të parë, në fakt kjo makinë të ngjason si me një makinë kukullash apo makinë letër, gati gati me një fytyrë të qeshur ku qëndrojnë dritat dhe me rrotat në cepa të saj. Do të jetë një makinë me dy vende dhe gjithçka do të funksionojë në mënyrë elektrike.Gjëja më interesante e saj do të jetë fakti se gjithçka do të funksionojë vetëm me dy butonat, nisu dhe ndalo. Por të instaluara në automjetin e "Google" do të jenë edhe leva e pajisje, që në rast të ndonjë problemi, shoferi ta marrë vetë makinën nën kontroll. Pjesa e përparme e automjetit, është projektuar me një material në përbërje shkume me qëllim që në rast aksidenti këmbësori të jetë i sigurtë dhe me parakolp normal ndërsa xhamat janë më fleksibël se automjetet e zakonshme, për të zbutur sadopak lëndimet.Për të drejtuar makinën në mënyra automatike, do të përdoret një kombimim të lazerit dhe sensorë me radar bashkë me të dhënat e kamerës së vendosur në automjet. Gjithçka do të jetë në varësi të një tjetër aplikacioni të "Google", bëhet fjalë për "Google Road Map", e ndërtuar posaçërisht për këtë program dhe tashmë e testuar edhe në rrugë.Aktualisht janë ndërtuar në Detroit rreth 200 makina të tilla të cilat po testohen ndërsa sipas drejtuesve të këtij projekti të gjigandit "Google", ajo do të hidhet në treg brenda këtij viti. Zyrtarë të "Google" janë shprehur se me këto makina, do të kemi një revolucion në transport, duke i bërë rrugët më të sigurta, duke eliminuar aksidentet ndërsa do të ulet ndjeshëm edhe ndotja e ajrit.