Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë.Partitë politike gjatë 10 ditëve të ardhshme do të njohin qytetarët me programet e tyre për qeverisjen e re të vendit.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosove pasojnë shpërndarjen e Kuvendit më 7 maj. Ky hap vjen pas dështimit të kuvendit në themelimin e Forcave te Armatosura të Kosovës.Liderët e partive politike, jo zyrtarisht kanë zhvilluar fushatë elektorale nën petkun e inaugurimeve të ndryshme apo aktiviteteve politike.Deri tani ka pasur një ashpërsim të gjuhës mes rivalëve dhe është vënë re një mungesë e theksuar e ideve apo programeve konkrete për përmirësim të ekonomisë apo jetës së qytetarëve.Një luftë e hapur ka nisur që prej 8 majit mes PDK-së dhe LDK-së, tw dyja partitë premtojnë hapjen e vendeve të reja të punës, duke bërë një lloj gare pwr numrin e tyre dhe kanë premtuar përmirësim të ekonomisë dhe jetesës në mandatin e ardhshëm.Deri tani ka pasur një ashpërsim të gjuhës mes rivalëve dhe është vënë re një mungesë e theksuar e ideve apo programeve konkrete për përmirësim të ekonomisë apo jetës së qytetarëve.Ndërkohë analistët sugjerojnë që Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga të organizojë një takim me liderët e partive politike dhe të kërkojë fushatë pa fyerje dhe gjithashtu pranim te rezultatit te votimeve.Temperatura elektorale pritet të rritët në ditët e fundit të fushatës dhe me afrimin e datës së zgjedhjeve, ku subjektet politike do të pretendojnë fitoren dhe qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme.