Pas shantazheve të Dritan Dajtit merret në mbrojtje gjyqtari Mulkurti

Tirane-Publikimi i fotove në sallën e gjyqit të vajzës së gjyqtarit Idriz Mulkurti në kafe me kunatin e Dritan Dajtit ka bërë që policia të blindojë banesën dhe të marrë nën mbrojtje të rreptë familjen e tij.Që prej mëngjesit në shtëpinë e gjykatësit janë vendosur uniforma blu ndërsa për Mulkurtin janë vënë në dispozicion oficerët për të garantuar sigurinë e tij edhe në gjykatë dhe jashtë saj.Ka qënë vetë kreu i trupës gjyqësore që gjykon Dritan Dajtin ai qe ka kërkuar masa sigurie pasi në seancën e fundit i pandehuri publikoi foton e kunatit të tij me vajzën e gjyqtarit duke pretenduar një mardhënie mes tyre, ndërsa ka sqaruar më tej se ka prova të tjera për të vërtetuar këtë.Dy seanca më parë Dritan Dajti kërcënoi publikisht gjyqtarin duke e kthyer tashmë në një betejë të ashpër mes tij dhe gjykatesit Mulkurti.Ndërkohë që një reagim mjaft të ashpër ka pasur pas kësaj ngjarje edhe vetë gjykata e krimeve të rënda që e cilëson rastin si shumë te rëndë dhe kërkon që togave të zeza tu garantohet aktiviteti dhe të mos u bëhet presion e kercenime nga të afërmit dhe nga vetë të pandehurit.Kërcënimet kanë qenë të llojeve të ndryshme, që nga kërcënimet me jetë dhe cënimi i integritetit fizik dhe moral deri tek shantazhimi, sic është edhe rasti i fundit nëpërmjet publikimit të fotove të montuara që po i ushtrohet.dajti(Ne foto lart: Dritan Dajti duke treguar fotot nga dhoma e hekurt ne sallen e gjyqit) foto-kunati-i-dajtit-655x356(Në foto kunati i Dritan Dajtit, Erges Xhoxhaj me vajzën e gjyqtarit Idriz Mulkurti, foto e publikuar nga gazeta “Mapo”)