Shkodër, qëllojnë mbi njëri tjetrin, të 2 plagosen
Shkoder- Dy shtetas kanë plagosur njeri – tjetrin pas një debati mes tyre për një konflikt të hershëm që ata kishin.Ngjarja u regjistrua në lagjen “Rus” të Shkodres, në vendin e quajtur ish Poçeria.Leke Peraj 31 vjeç dhe Alban Bandulla 37 vjeç mbetën të plagosur, pasi ato në debat e sipër kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njeri - tjetrit.Fillimisht ne spitalin rajonal të Shkodres u dërgua nga kalimtarë të rastit Leke Peraj, i cili ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.Vetëm pak minuta më vonë, në spital nga auto-ambulanca ka mbërritur edhe Bandulla i cili ju nënshtrua një operacioni.Sipas bluzave të bardha ai ndodhet i shtruar në reanimacion në gjendje kritike për jetën, pasi 3 plumba e kanë përshkuar në gjoks dhe pjesën e barkut.Policia e Shkodres e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë plagosje të dyfishtë, si dhe shkaqet e vërteta të konfliktit mes Peraj dhe Bandullës.Në pyetje është marrë 31 vjeçari Peraj, si dhe dëshmitarë që ishin prezent në momentin e debatit dhe më pas përdorimit të armëve nga shtetasit në fjalë. Pritet që uniformat blu të Shkodres të zbardhin të plotë ngjarjen.sg/oranews online/