Në Dibër i ati vret vajzën shtatzënë, familjarët tentojnë të fshehin krimin në varr
Dibër- Fakte të reja pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të pajetë të 21-vjeçares hedhin dritë mbi ngjarjen në Sllovë të Dibrës si dhe implikojnë në vrasje familjarët e saj.Ekspertiza konstaton se vdekja e 21-vjeçares nuk ka qenë natyrale. Ajo është vrarë me armë zjarri, në trupin e së cilës janë gjetur 8 plumba.Një detaj tjetër e bën dhe më tragjike ngjarjen, Fatmira Dushku ishte shtatzanë 5 muajshe. Sipas uniformave blu vrasja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, ndërsa sot familjarët tentuan ta varrosnin në tentativë për të fshehur ngjarjen.Policia ka lëshuar urdhër arresti për babain dhe vëllain e viktimës, ndërsa kanë sekuestruar në banesë dhe armën e krimit nga e cila u shkrehën 8 plumbat mbi 21-vjeçaren.Familja e fshehu si vdekje natyrale, policia ndalon varriminSipas familjarëve 21 vjeçarj është gjetur e vdekur mbrëmjen e djeshme (27 maj) në banesën e saj.Ndërkohë që sot do të kryej ceremonia mortore, uniformat blu të policisë së Dibrës nuk e kanë lejuar pasi viktima ka pasur plagë me armë zjarri në krahëror.Kurse familja e viktimës pretendonin se vdekja ishte aksidentale, si pasojë e një infakti.(Në foto: Arkivoli në derën e morgut)