Blushi- Bushatit: Fol më shumë për diplomaci sesa për administrim

Tirane- E mbetur e vetme në komisionin e Jashtëm i cili u braktis nga opozita, maxhoranca u duk më pak optimist për statusin pas zgjedhjeve për PE.Deputeti i PS-së Ben Blushi i ka tërhequr vëmendjen ministrit Bushati për të folur më shumë për diplomaci sesa për administrim. Madje ka ngritur pyetjen sesa do të ndikojë fitorja e euroskeptikëve në Evropë tek statusi i BE për Shqipërinë.Ben Blushi: Duhet të flisni me shumë për diplomaci se sa për administrim. Anglia , Franca dhe Danimarka të cilat kanë pasur përmbysje të votimeve të tyre pardje , ishin tre vendet që na vunë veton ne . A ka arsye që ky arsye që ky rezultat i zgjedhjeve Europiane të ketë impakt për ne në qershor ".Ditmir Bushati: "Pjesa kryesore do të varet nga rapoti që do të mbajë Komisioni Europian . Në Francë duket që Fronti Nacional ka një politikë të qartë , duket që ka ecur përpara me propozimet konkrete qoftë edhe për tërheqjen e Francës . Mbetet të shihet se si do të reagojë politika franceze në këtë drejtim ".Kryediplomati renditi një sërë prolemesh për diplomacinë, dhe për të argumentuar se ambasadorët janë politikë dha disa shembuj."Kam dhe një ku i thotë Kryeministrit "çmerresh me Gramoz Ruçin dhe me pinjollët e Komunizmit. Kam dhe një tjetër pamflet , po kështu politik i një ambasadori tjetër , i cili thotë , "zoti doktor marrsh nga ditët tona , po pse ike "