Qeveria miraton udhërrëfyesin me 5 prioritetet e KE-së
Tirane- Këshilli i Minsitrave miratoi sot udhërrëfyesin për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian.Sipas këtij udhërrëfyesi Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjëse për bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe raporton në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian për ecurinë e procesit. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë çdo javë pranë Ministrisë së Integrimit Evropian për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi.MIRATIMIN E UDHËRRËFYESIT PËR 5 PRIORITETET E REKOMANDUARA NGA KOMISIONI EVROPIAN, 2013Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Miratimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian (më poshtë udhërrëfyesi), që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjëse për bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe raporton në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian për ecurinë e procesit.3. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë çdo javë pranë Ministrisë së Integrimit Evropian për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi.4. Vendimi nr.988, datë 8.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shfuqizohet.5. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, për të cilat në udhërrëfyes përcaktohen detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.-Qeveria gjithashtu në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim marrëveshjen e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme, nën Fondin e Përbashkët Evropian të Ballkanit Perëndimor, dhe BERZH, nën Fondin e Aksionarëve të Veçantë të BERZH, për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri, me një shumë 1 500 000 euro.-Një tjetër vendim i qeverisë ishte dhe ai për sigurinë në det , në plazhe , në ujërat e brëndshëm në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore . Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i kushteve të sigurisë në plazhe, në zonat çlodhëse në bregdet dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, si liqene, rezervuarë, lumenj e përrenj. Për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e sigurisë në plazhe, janë përgjegjëse Drejtoria e Përgjithshme Detare,Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Roja Bregdetare.